Mbyllja e nëntë postave ilegale në veri të vendit ka shkaktuar pakënaqësi te Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, në konferencën e sotme ka thënë se ndihen të shqetësuar me vendimet e pakoordinoruara të Qeverisë së Kosovës.
“Jemi të shqetësuar me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës. Ne besojmë se ato i rrezikojnë mundësitë të cilat e ndihmuam Kosovën që t’i krijojë”, tha Miller sot para mediave.
Tutje ai ka thënë se këshilla e SHBA-ve ndaj Kosovës është rikthimi në angazhimin konstruktiv me aleatët ndërkombëtar.
“Do ta inkurajonim qeverinë e Kosovës të kthehet në angazhim të afërt dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe me partnerët tjerë të afërt ndërkombëtarë të Kosovës dhe e kemi bërë atë të qartë, siç po e bëj tani publikisht, ia kemi bërë të qartë qeverisë edhe privatisht”, potencoi zëdhënësi Miller.
Miller ndër të tjera përmendi edhe mbështetjen që Kosova e ka pasur nga shteti amerikan në procesin e shtetndërtimit.
“Nëse e shikoni rrëfimin që nga pavarësia e Kosovës, ShBA-ja e ka mbështetur fuqishëm integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multietnike. Por, për ta realizuar këtë vizion, që është vizion të cilin edhe ne e ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me liderët e vazhdueshëm politikë të Kosovës në masa që forcojnë paqen dhe prosperitetin brenda ndërsa avancojmë Kosovën në këtë rrugë euro-atlantike në të cilën jeni pajtuar”, ka thënë ai.
Miller gjatë konferencës për media u pyet nga një gazetare për qëndrimin e SHBA-ve pas ngjarjes së mbylljes së postave, duke thënë se “edhe sa vija të kuqe do t’i shkel kryeministri Kurti pa ndonjë pasojë?”. Përgjigja fillestare e Miller ishte se nuk do ta spekulojë të ardhmen./rtk/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...