Departamenti Amerikan i Shtetit, ka lëshuar së fundi një raport të vitit 2021 në Kongres, siç thuhet në përputhje me seksionin e 5-të të Aktit për Parandalimin e Gjenocidit dhe Mizorive.
Në të thuhet se Administrata e Biden, është e përkushtuar në promovimin e vlerave demokratike që mbështesin një sistem të qëndrueshëm ndërkombëtar kritik për lirinë, prosperitetin dhe paqen.
Tutje në këtë raport, përmendet edhe mbështetja që Shteti Amerikan, po iu jep Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku theksohet gjykimi i individëve përfshirë ish-Presidentin Hashim Thaçi.
“Shteti ka mbështetur Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat kanë filluar gjykimin e individëve, përfshirë ish-Presidentin Hashim Thaçi për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Shteti mbështeti proceset e drejtësisë tranzicionale në Kolumbi, përfshirë aksesin për pjesëmarrjen e viktimave. Në prill 2021, ish-komandantët e FARC njoftuan se do të pranonin gjetjet faktike të juridiksionit special të Kolumbisë për Paqen dhe do të pranonin përgjegjësinë për akuzat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Në Prill 2021, Presidenti Biden njohu Gjenocidin Armen të epokës Osmane”, theksohet mes tjerash, njofton Klan Kosova.
Sipas këtij raporti, potencohet se Administrata Biden do të mbrojë të drejtat e njeriut në të gjithë botën, dhe pranon që parandalimi i mizorive është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare dhe një përgjegjësi thelbësore morale.
Lidhur me këtë Ambasada Amerikane në Prishtinë, shkruan se Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e drejtësisë tranzicionale të drejtuara nga Kosova, përfshirë punën e Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës dhe Dhomat e Specializuara.
“Parandalimi dhe përgjigjja e mizorive globale nuk është vetëm një përparësi e sigurisë kombëtare të SHBA, por një domosdoshmëri morale. Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e drejtësisë tranzicionale të drejtuara nga Kosova, përfshirë punën e Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës dhe Dhomat e Specializuara”.
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...