Google ADS

ShBA-ja mbështet marrëveshjen për targat në Bruksel

15:54 | 30 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë mbështetje marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për targat e veturave.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë për medie, disa orë pas marrëveshjes, është shprehur se pas marrëveshjes dhe vendosjes në veri, KFOR nuk do
t’i marrë kompetencat e organeve vendore të sigurisë.

“Kemi rrugë të gjatë përpara në dialog. I japim mbështetje Lajçaakut dhe ekipit të tij për një zgjidhje konstruktive. Është e drejtë e qeverisë së Kosovës që zbatojë reciprocitetin. Roli i KFOR-it nuk është të marrë kompetencat e autoriteteve vendore por të sigurohet funksionimi i rregullt i pikave kufitare”, është shprehur ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme