Google ADS

SHBA-ja fillon sanksionet kundër Kosovës, partneriteti me FSK-në drejt ndërprerjes

15:38 | 9 Shkurt 2019
Arbresh.info

Administrta Amerikane e ka anuluar vizitën e gjeneralit Orr nga Garda Kombëtare e shtetit të Iowas, që është partnere e FSK-së dhe mbështet trajnimet e FSK-së.

Periskopi nga burime brenda Qeverisë mëson se ky njoftim i është përcjellë Zyrës së Kryeministrit dhe Komandës së FSK-së, por asnjëri prej këtyre institucioneve nuk e ka bërë publike këtë për qytetarët.

Në njoftimin e Administratës Amerikane, siç mëson Periskopi, thuhet se ky hap është marrë për shkak të mosbashkëpunimit të autoriteteve kosovare me autoritetet ndërkombëtare në heqjen e pengesave për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, më saktë për shkak të refuzimit të palës kosovare për të pezulluar taksat e vëna kundër produkteve të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.

Njoftimi nga Administrata Amerikane, po ashtu thotë se janë duke shqyrtuar edhe masa tjera në kuadër të bashkëpunimit me FSK-në, si ndërprerja e trajnimeve dhe programeve edukative, etj.

Muajin e kaluar, Administrata Amerikane i ka refuzuar vizën kryeministrit Haradinaj dhe pjesëtarëve të tjerë të Qeverisë së Kosovës për arsyen e njëjtë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme