Këshilltari Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se ka zhvillyar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se e ka falënderuar Kurtin për angazhimin siç u shpreh ai konstruktiv në gjetjen e një zgjidhje, përcjell Klankosova.tv.
Chollet gjithashtu ka theksuar se ShBA-ja e mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge, për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin ShBA-ja e mbështet fuqishëm”, ka shkruar Chollet në Twitter. /arbresh.info/
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...