Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, gjatë ditëve të fundit ka vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku, ndër të tjera, gjatë qëndrimit atje ka takuar zyrtarë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
E pas kësaj vizite Maqedonci ka treguar për takimet dhe diskutimet gjatë vizitës atje.
Maqedonci ka theksuar se me ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit të ushtrisë, Douglas Bush, ka biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ushtrisë amerikane.
Gjersa po fliste në emisionin “FIVE” për mundësitë e blerjes së armatimit nga FSK-ja, Maqedonci ka theksuar se gjatë qëndrimit të tij në tokën amerikane, ka marrë mbështetje se ShBA-ja do të jetë në krah të FSK-së.
“Po do të vazhdojë mbështetja. Unë kam marrë një konfirmim për thellim të raporteve në këtë aspekt. Si në aspektin e aktiviteteve të përbashkëta, ashtu edhe në aspektin e blerjeve ushtarake. Në këtë aspekt kam pasur një takim me Douglas Bush, i cili është ndihmëssekretar i ushtrisë për blerjet, teknologjinë dhe logjistikën, me të cilin kemi diskutuar çështjet e mundësive që në të ardhmen e fort të vazhdojmë blerjet sipas programit të FM-së, i cili është program shtetëror, me të cilin Qeveria e Kosovës prokuron nga SHBA, por edhe përmes blerjeve direkt. Edhe në këtë aspekt kam marrë një mbështetje që SHBA do të jenë krah Forcës së Sigurisë në zhvillimin e saj, në përputhje me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, plan i cili është hartuar dhe ndjek bashkërisht nga Ministria e Mbrojtës, FSK-ja dhe SHBA-të”, ka thënë Maqedonci.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...