Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas djegies së tri veturave në veri të vendit këtë të premte, derisa për ta kundërshtuar këtë ai e ka rikthyer mesazhin që pati më 2 nëntor për një ngjarje të ngjashme.
Hovenier tha se ShBA-ja dënon djegien dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë, ose synojnë të marrin targat RKS, sipas ligjit të Kosovës.
“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”, ka shkruar Hovenier, duke rikthyer mesazhin e tij të pesë muajve më parë.
Në nëntor, SHBA-ja kërkonte që Kosova të zgjaste periudhën e zbatimit të vendimit kundër targave ilegale, edhe për 12 muaj. Më vonë, Kosova dhe Serbia arritën pajtim për çështjen e targave. Kosova zotohej për heqje dorë nga masat ndëshkuese, ndërsa Serbia se s’do të lëshojë më targa ilegale. /Arbresh.info/
lexo edhe:
Djegien e veturave në veri e dënojnë edhe ambasadorët evropianë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...
Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK: Nuk ka vend për panik...
Biden, fonde federale shtesë për shuarjen e zjarreve në Kali...