Ministri i Shëndetëesisë, Armend Zemaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për 50 respiratorë të dhuruar si ndihmë në luftën kudër Covid-19.
Zemaj, thotë se kjo është një ndihmë shumë e çmueshme për Kosovën.
“Këto janë̈ kontribute të përkujdeset që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake i kanë ofruar në vazhdimësi sistemit tonë shëndetësor. Në këtë̈ kohë kur të gjithë̈ popujt e botës po ballafaqohen me sfidën e pandemisë̈, solidariteti mes popujve dhe asistenca ndaj njëri tjetrit ka rëndësi të madhe, në veçanti kur popujt dhe shtetet e mëdha u zgjasin dorën e mbështetjeve shteteve më të vogla dhe me kapacitetet më të kufizuara”, ka shkruar Zemaj në Facebook./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kosovës iu dhurua donacioni prej 50 ventilatorësh/respiratorësh nga Ambasada e SHBA-ve dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Kjo një ndihmë shumë e çmueshme në luftën kundër COVID-19. Javë më parë kemi nënshkruar Marrëveshjen me USAID-in për këtë donacion.
Para pak ditësh Ambasada Amerikane gjithashtu dhuroi donacionin me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor nga Programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA.
Këto janë̈ kontribute të përkujdeset që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake i kanë ofruar në vazhdimësi sistemit tonë shëndetësor. Në këtë̈ kohë kur të gjithë̈ popujt e botës po ballafaqohen me sfidën e pandemisë̈, solidariteti mes popujve dhe asistenca ndaj njëri tjetrit ka rëndësi të madhe, në veçanti kur popujt dhe shtetet e mëdha u zgjasin dorën e mbështetjeve shteteve më të vogla dhe me kapacitetet më të kufizuara.
Faleminderit Ambasadës së SHBA-ve! Faleminderit USAID! Faleminderit taksapaguesve amerikanë!
Mbani maska! Lani duart! Ruani distancën sociale!
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë