Google ADS

SHBA i dhuron instrumente kirurgjikale Qendrës Emergjente të QKUK-së

07:38 | 3 Gusht 2017
Arbresh.info

Zyra amerikane për Kordinim të Mbrojtjes në Kosovë (ODC) dhuron instrumente kirurgjikale Qendrës Emergjente të QKUK-së me vlerë prej  51,000 dollarë amerikan. 

Ky donacion përmban 24 lloje të instrumenteve kirurgjikale gjithsej 1910 copë që do të përdoren në dhomat e kirurgjisë së Qendrës Emergjente.

Ngjarja është e hapura për medie dhe do të mbahet në Qendrën Emergjente të QKUK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme