Ushtria amerikane ka urdhëruar një grup goditës të Marinës të drejtohet për nga gadishulli korean, mes shqetësimeve në rritje mbi programin raketor të Koresë së Veriut. Grupi me në krye aeroplanmbajtësen “Carl Vinson” ka edhe disa luftanije të tjera.
Komanda amerikane e Paqësorit e përshkroi këtë dislokim, tashmë në drejtim të Paqësorit Perëndimor, si një masë të kujdesshme për të ruajtur gatishmërinë në rajon.
Presidenti Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të veprojnë edhe të vetme përballë kërcënimit bërthamor nga Koreja e Veriut.
“Kërcënimi numër një në rajon vijon të mbetet Koreja e Veriut, për shkak të programit të pamatur, të papërgjegjshëm dhe destabilizues të testimit raketor dhe kapaciteteve të armëve bërthamore”, tha zëdhënësi i Komandës amerikane të Paqësorit, Dave Benham.
Në grupin goditës të dislokuar së fundi ndodhet aeroplanmbajtësja “USS Carl Vinson”, dy shkatërrues përmes raketave të precizionit të lartë, si dhe anija “cruiser” sërish me raketa, por më e madhe sesa shkatërruesit. Përveç forcës goditëse, grupi ka edhe aftësitë e nevojshme për të ndërprerë në kohë raketat balistike.
Grupi i anijeve pritej të shkonte drejt Australisë, por papritur ka devijuar kursin nga Singapori për të vijuar drejt Paqësorit perëndimor, aty ku kohët e fundit kishte zhvilluar edhe stërvitje ushtarake me Marinën e Koresë së Jugut, transmeton TopChannel
Koreja e Veriut ka zhvilluar disa testime bërthamore dhe ekspertët parashikojnë se të tjera priten në vijim, pasi vendi po shkon shumë pranë zhvillimit të kokave bërthamore, me rreze veprimi të mjaftueshme sa për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara.
Të mërkurën, vendi i izoluar komunist lëshoi një raketë balistike me rreze të mesme veprimi nga porti lindor i saj, Sinpo, drejt ujërave të detit të Japonisë. Testimi u dënua nga Japonia dhe Koreja e Jugut, ndërsa erdhi në prag të vizitës së presidentit kinez, Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara, për t’u takuar me presidentin Donald Trump.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut