ShBA e shqetësuar me vonesat në emërimin e anëtarve të KQZ-së

11:10 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se dështimi i presidentit Hashim Thaçi për të emëruara dhjetë anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor lë të kuptohet në publik se edhe ky institucion i pavarur i është nënshtruar ndërhyrjeve politike.

Në një komunikatë lëshuar për media, Ambasada e SHBA-së  kanë kërkuar nga Thaçi që menjëherë të emërojë përfaqësuesit e partive politike në KQZ, në mënyrë që ky institucion t’i kthehet punës normale.

Ambasada thekson se si pasojë e kësaj vonese ndër të tjera kanë mbetur pa e marrë detyrën edhe 30 asamblistë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendi të Republikës së Kosovës.

Kjo është deklarata e tyre pa ndërhyrje:

“Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës. Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike. E nxisim Presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës”.

Të ngjashme