Ambasadori i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Jonathan Cohen, ka thënë se i vjen keq që Policia e Kosovës gjatë aksionit në veri është përballur me bllokada, të cilat sipas institucioneve kosovare, i kishte ndihmuar një zyrtar rus i UNMIK’ut.
Ai në mbledhjen e sotme theksoi se përvjetori i njëzetë i miratimit të Rezolutës 1244 është një shenjë se është koha për të ecur përpara.
Cohen tha se SHBA e mbështet veprimin e Policisë së Kosovës në veri kundër krimit dhe korrupsionit.
Po ashtu, ai shprehu keqardhje se gjatë këtij aksioni ka pasur bllokada dhe të shtëna.
Ambasadorja në SHBA, e cila përfaqëson Kosovën në Këshill të Sigurimit, Vlora Çitaku sqaroi se si është zhvilluar operacioni i Policisë së Kosovës në veri, dhe arsyet e arrestimit të zyrtarit rus.
“Policët në Zubin Potok u ballafaquan me armë dhe barrikada të vëna nga bandat e armatosura. Policët e Kosovës kanë arrestuar 7 persona që janë angazhuar . Në mesin e tyre ka qenë edhe zyrtari rus, që ka shfrytëzuar veturën zyrtare me targa të UNMIK;ut për të vënë barrakadë. Policia e Kosovës ka gjetur dëshmi se z. Trasnishenko ka bartur një motosharrë e cila është përdorur për të prerë drurët për t’i vendosur si barrikada. Ai ka refuazuar ta dëgjojë policinë dhe të tregojë identitetin, prandaj policia është detyruar ta arrestojë. Para se të dërgohet në mbajtje zyrtari rus ka marrë trajtim mjekësor. Ekziston raporti i spitalit të Mitrovicës”, ka thënë Çitaku.
Ndërsa, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se ky operacion ishte i organizuar për t’i frikësuar serbët e veriut. /Express/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...