Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë dënuar vrasjen e një gazetari sllovak hulumtues që kishte hetuar evazionin fiskal dhe marrëdhëniet e errëta me biznesin.
Jan Kuciak dhe e fejuara e tij u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre pranë Bratislavës.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, tha se SHBA-ja ishte e tronditur dhe e pikëlluar nga vdekja e gazetarit, të cilin ajo e quajti një sulm të paprecedent për lirinë e shtypit dhe të demokracisë në Sllovaki, nëse konfirmohet të ketë qenë një hakmarrja për punën që kryente Kuciak.
“Gazetarët duhet të jenë në gjendje të punojnë lirshëm dhe të sigurt për të mbrojtur shoqëritë e hapura dhe demokratike. Nevojitet një hetim i shpejtë për t’i sjellë përpara drejtësisë përgjegjësitë e krimit”, deklaroi Nauert.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se ishte i tronditur nga lajmi i tmerrshëm i vrasjes së gazetarit sllovak.
“Unë e dënoj këtë akt frikacak, vrasjet apo kërcënimet e gazetarëve nuk kanë vend në Evropë, nuk kanë vend në asnjë vend demokraci”, citoi një zëdhënës i Juncker.
Kryeministri sllovak, Robert Fico, tha se ky është “një sulm i paprecedent për lirinë e shtypit dhe të demokracisë në Sllovaki”.
Kuciak po punonte për agjencinë e lajmeve Aktualne.sk. /Telegrafi/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...