Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka reaguar duke dënuar ashpër sulmet e djeshme ndaj forcave paqeruajtëse, KFOR.
Ai kërkoi nga Kosova dhe Serbia, që të ndërmarrin veprime të menjëhershme që të ulen tensionet.
‘’Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e djeshme kundër Forcave paqeruajtëse të Kosovës (KFOR) të udhëhequra nga NATO dhe u bëjnë thirrje të dyja palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet dhe të angazhohen për bisedimet e normalizimit të udhëhequra nga BE’’.
Sekretari amerikan i shtetit thekson se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...