Përderisa partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV)dhe partia e dytë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk kanë bërë një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, qeveria në largim në krye me Ramush Haradinaj, po vazhdon të merr vendime në lidhje me investimet, shpenzimet e të cilëve arrijnë shifrën milionëshe.
Megjithatë, këto veprime të qeverisë Haradinaj nuk po shihen si antiligjore.
Ish- Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, për abresh.info thotë se të gjitha vendimet e marra, nga qeveria në largim, janë vendime të planifikuara për buxhetin e vitit 2019.
“Nuk është ngarkesë por janë vendime që cilado qeveri të ishte, duhet t’i merr patjetër. Këto janë vendime që duhet të merren domosdo, dhe janë vendime që janë planifikuar dhe nuk ka asnjë vendim ekstra jashtë buxhetit të 2019.”, tha Shatri.
Ai më tutje deklaroi se qeveria Haradinaj, ka për detyrë të marr vendime derisa të formohet qeveria e re.
“As që u ngarkua buxheti, dhe qeveria në largim e ka obligim të qëndrojë kujdestare për vendimmarrje deri sa të vjen qeveria e re. Të gjitha vendimet janë në bazë ligjore, dhe për derisa është kështu, qeveria Haradinaj ka të drejtë të merr vendime. Nesër kur të vjen Albini, ai i merr vendimet e veta dhe askush nuk i përzihet, por deri sa nuk është ai dikush duhet t’i merr këto vendime.”, u shpreh Shatri
Ndryshe, qeveria Haradinaj nesër do të mbaj mbledhjen e radhës, ku pritet të merr 10 vendime, të gjitha këto me ngarkesë buxhetore.
Disa nga vendimet që pritet të merren në mbledhjen e nesërme të qeverisë në largim janë: Shpronësimet e përhershme në lidhje me “Ndërtimin e Parkut të Energjisë”, një vendim tjetër ka të bëjë me shpronësimet në lidhje me “Ndërtimin e Parkut të Biznesit” në Skenderaj, Parcela të caktuara të Korporatës Energjetike të Kosovës pritet t’i kalojnë Komunës së Obiliqit, si dhe vendim pritet të merret edhe në lidhje me Nismën për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe Malit të Zi për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II./ A. Begolli/ arbresh.info/
Lexoni edhe:
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç