Shatërvani i kryeqytetit shndërrohet në pishinë për fëmijë

16:16 | 9 Qershor 2016
M. A.

Temperaturave të nxehta që po mbretërojnë në vend duket se më së shumti i janë gëzuar fëmijët.

Disa fëmijë kanë zgjedhur shatërvanin në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet që të freskohen dhe të shijojnë rrezet e diellit duke u shtrirë mbi kockat e sheshit.

Fotografi i KosovaPress, Jasir Zeqiri ka kapur çaste gëzimi të fëmijëve që shatërvanin e qytetit e shndërruan në pishinë.

Ndërsa, meteorologët kanë parashikuar mot të paqëndrueshëm deri në javën e ardhshme, kur edhe pritet që vendi të përfshihet nga temperatura edhe më të nxehta.

dsc-0015_2251

dsc-0010_8368

dsc-0006_8301

dsc-0017_9389

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme