Analisti politik, Demush Shasha thotë se Vjosa Osmani duhet të bëhet Presidente, pasi sipas tij ky është edhe vullneti popullit.
Po ashtu, Shasha thotë se edhe Ligji për Zgjedhje duhet të ndryshohet,por asnjëra nga këto dyja të mos bëhet në terrë, por si fetë në pikën e ditës, shkruan arbresh.info
“Vjosa duhet të bëhet Presidente se ky është vullneti i qytetarëve, Ligji për Zgjedhje duhet të ndryshohet për të dhënë fund segregimit të diasporës. Por asnjë nga këto si kontrabandë në terrin e natës, por si festë në piken e ditës”, ka shkruar Shasha në Facebook.
Ai po ashtu, thotë se opozita po bënë kalkulime duke dashur të bojkotojë zgjedhjen e Presidentit, ndërsa në anën tjetër qeveria po bënë kalkulime politike me tentimin për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, e në anën tjetër numri i të infektuarve po rritet çdo ditë.
“Këta që s’po donë me votu Presidenten po bëjnë kalkulime politike. Këta që po donë me ndryshu ligjin për zgjedhje po bëjnë kalkulime politike. Profiterat e të dy kampeve po bëjnë kalkulimet e veta. Ndërsa të vetmin kalkulim që po bëjnë qytetarët është që për dy javë në Kosovë kanë vdekur 134 qytetarë, ndërsa 10,013 janë infektuar”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...