Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka kërkuar që shteti të dalë me një fushatë serioze për inkurajimin e vaksinimit në vend.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në ‘facebook’, ku ka thënë se asgjë tjetër përveç vaksinimit nuk do parandaloi humbjen e pakuptimtë të jetës dhe mbylljen e paevitueshme, shkruan arbresh.info
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Ne SHBA, shteti po rekruton yje te filmit, muzikes dhe TIK TOKut per te inkurajuar vaksinimin. Ne Kosove, yjet bejne thirrje per pjesemarrje ne koncerte.
Ne Angli, familja mbreterore po angazhohet per te inkurajuar vaksinimin kunder virusit. Ne Kosove, po inkurajohen dasmat.
Ne Izrael, Presidenti dhe nena e Kryeministrit jane vaksionuar publikisht me dozen e trete per te inkurajuar vaksinimin tek te moshuarit. Ne Kosove, po inkurajohen kandidatet per zgjedhjet komunale.
Cfare dua te them eshte se shteti urgjent duhet me dal me nje fushate serioze per inkurajimin e vaksinimit.
Asgje tjeter nuk do parandaloj humbjen e pakuptimte te jetes dhe mbylljen e paevitueshme.
p.s. Partite politike tani me jane aktive ne nivelin lokal. Secila parti duhet te shfrytezoj strukturat lokale per te inkurajuar vaksinimin e qytetareve. Ne vend te ricikilimit te premtimeve te vjetra, kandidatet duhet te njohin kercenimin serioz qe po i kanoset komunitetit ku po jetojne.
Kujtojmë se si pasojë e rritjes së numrit të rasteve pozitive gjatë ditëve të fundit, Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën ka vendosur për masat e reja anti-COVID.
Sot është shënuar rekord i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë. 1 mijë e 9 qytetarë kanë dalë pozitivë në testin për COVID-19. /arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...