Drejtori ekzekutiv i institutit EPIK, Demush Shasha, thotë se Rusia dhe Serbia janë burim kryesor i fushatave për destabilizim.
“Rusia dhe Serbia janë burim kryesor i fushatave publike, dhe të fshehta, që kanë për qëllim destabilizimin e çdo vendi në rajon dhe largimin e tyre nga përcaktimi pro-perëndimor. Nga nxitja e ksenofobisë në Bosnje, e deri te ndërhyrjet në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut”, janë disa që përmend Shasha.
Sipas tij, Kosova duhet të fillojë ofensivë të koordinuar diplomatike.
“Institucionet e Kosovës duhet të shfrytëzoj studimin e fundit nga Parlamenti Evropian për të filluar një ofensivë të koordinuar diplomatike me shtetet fqinje në kuadër të strukturave multilaterale me qëllim të ekspozimit të Rusisë dhe Serbisë si faktorët kyç keqdashës dhe dezinformues në rajon”, vlerëson Shasha.
Parlamenti Evropian publikoi studimin “Identifikimi i Lajmeve të Rreme dhe Dezinformimi në Ballkanin Perëndimor dhe Identifikimi i Mënyrave Efektive për Luftimin e Tyre”.
Studimi është iniciuar nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian si vazhdimësi e përpjekjeve të institucioneve të BE-së për të fuqizuar procese demokratike dhe për të luftuar lajmet e rreme dhe fushatat dezinformuese në Ballkan. Studimi është koordinuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Punë të Jashtme e PE-së, ndërsa autorët janë akademikët dhe hulumtuesit nga Universiteti Mbretëror i Londrës.
Studimi identifikoni se rajoni karakterizohet me 3 sfida të dezinformimit:
Nga 74 fushatave dezinformuese të zbatuara në Ballkanin Perëndimor gjatë 2018-2020, më shumë se gjysma janë zbatuar nga Rusia dhe Serbia. Përderisa Kina dhe Turqia janë po ashtu aktive në rajon, asnjëra nga këto nuk posedojnë kapacitetet infrastrukturore të Rusisë për të shpërndarë dezinformatat dhe për të manipuluar opinionin publik në gjithë rajonin./arbresh.info/
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...