Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha ka thënë se gabimi i Edi Ramës lidhur me hartën ku paraqitej Kosova si pjesë e Serbisë po ekzagjerohet.
Sipas Shashës, Rama duhet të kritikohet për çdo gjë, por që nuk duhet shkuar në ekzagjerim se ai është një tradhtar i fshehur, por se beson që është gabim nga stafi teknik.
Tutje ai ka thënë se kryeministri i Shqipërisë duhet të kërkojë falje për lëshimin.
“Rama duhet mu kritiku per plot gjera. Ne fakt, per cdo gje. Eshte Kryeminister. Por kjo puna e hartes po ekzagjerohet. Ne mes: (1) Rama eshte tradhetar i fshehur dhe nuk pranon shtetin e Kosoves, dhe (2) naj staf teknik ka qene aq i fokusuar ne subjektin e videos, furnizimi me uje ne zonat rurale ne Shqiperi, sa qe nuk ka shikuar me vemendje harten qe po perdoret ne video – besoj ne kete te dyten. Sidoqofte, Rama duhet te kerkoj falje per kete leshim dhe na duhet me vazhdu me i kerku llogaridhenie se pse ka pushu demokracia ne Shqiperi, ndersa i gjithe vendi po zbrazet”, shkruan Shasha.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë në “Facebook” një hartë të Shqipërisë dhe të Ballkanit, ku mungonte Kosova./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua