Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, përgëzoi Qeverinë Kurti për vendimet e marra sot në mbledhjen e gjashtë të Qeverisë, dhe të njejtën kohë ka shprehur kritika ndaj qeverisë.
“Shumë më mirë kështu se mu marr me zgjedhjet nacionale të një vendi fqinj që është shumë para nesh në procesin integrues”, shkruan Shasha.
Përmes një postimi në facebook, Shasha ka shkruar se më mirë Qeveria është të merret më proceset integruese të Kosovës se sa të merret më zgjedhjet nacionale të vendeve fqinje, raporton arbresh.info.
Postimi i plotë:
Vendimet e sotme të Qeverisë janë shembuj se si integrimi Evropian nuk është një proces abstrakt politik, por punë ditore praktike që avancon mirëqeverisjen për qytetarët. Sot qeveria ka marr dy vendime që avancojnë sundimin e ligjit dhe meritokracinë brenda institucioneve shtetërore.
I pari është miratimi i koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Nëse tani vazhdohet pa humbur kohë me hartimin e ligjit dhe paralelisht ndërmarrjen e masave përgatitore për zbatimin e menjëhershëm dhe rigoroz të ligjit atëherë ky do jetë një nga hapa më kyç që mund të ndihmojë liberalizimin e vizave.
I dyti vendim ka të bëjë me anulimin e vendimit të Qeverisë Hoti i cili kishte propozuar kandidatet jomeritor për kryesues të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Ky vendim i Qeverisë Hoti ishte bërë në kundërshtim edhe me rekomandimet e projektit të Ambasadës Britanike. Tani është me rëndësi që Qeveria Kurti të siguroj një proces plotësisht meritor me qëllim të sigurimit se kandidatët më të mirë do shërbejnë në kuadër të ZRRE-së.
Për një kohë të gjatë kemi parë raportin tonë me BE si diçka me të cilën zhvillojmë negociata politike diku në Bruksel, dhe jo si një proces i reformave të brendshme që na ndihmojnë neve këtu në Prishtinë.
p.s. Shumë më mirë kështu se mu marr me zgjedhjet nacionale të një vendi fqinj që është shumë para nesh në procesin integrues./arbresh.info/
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?