“Mbështes të gjitha masat të cilat janë në funksion të shpëtimit të jetës”, thotë Demush Shasha që ka humbur një vëlla nga Covid-19.
Drejtori i institutit EPIK, i cili ka përjetuar nga afër efektet shkatërruese të virusit thotë se është brengosëse mungesa e vëmendjes politike sa i përket adresimit të pandemisë, shkruan portali arbresh.info
Shasha çuditet se si më shumë po i jepet rëndësi zgjedhjes së Presidentit sesa krijimit të spitalit për Covid-19.
Ky është i plotë shkrimi i tij:
Sot virusi ka marr edhe 13 jeta të tjera.
Prej fillimit të pandemisë në Kosovë kanë vdekur 797 persona nga COVID-19. Kjo është më shumë se masakra e Prekazit, Reçakut, Mejës, Lybeniqit dhe Qyshkut – marr së bashku.
Ditëve të fundit po shohim numrat rekord të infektimeve. Kjo i bie që masat e javëve të fundit nuk kanë qenë të duhura ose nuk janë zbatuar në mënyrë të duhur. Tani po propozohen masat më radikale.
Nuk kam ndonjë mendim se si duhet të jetë rruga përpara. Mbështes të gjitha masat të cilat janë në funksion të shpëtimit të jetëve. Edhe ato më radikale. Kam parë nga afër çfarë kapaciteti shkatërrues ka virusi. Njëkohësisht mendoj se gjërat nuk janë duke shkuar mbarë. Besoj që do bëhet edhe më keq se kjo çfarë po shohim.
Gjëja më brengosëse është mungesa e vëmendjes politike për rëndësinë dhe urgjencën e adresimit të pandemisë. Përderisa, i gjithë spektri politik deklaron se prioritet është pandemia, po shohim një hendek të madh në mes fjalëve dhe veprave. Po shohim një hendek të madh në mes sakrificës së mjekëve dhe infermierëve, dhe fjalimeve së ministrave dhe deputetëve. Një hendek të madh në mes komoditetit të shtetit dhe ankthit të qytetarëve dhe bizneseve.
Prioritet më i madh duket zgjedhja e Presidentit, se Spitali COVID-19. Prioritet më i madh duket autostrada e Dukagjinit, se furnizimi i qëndrueshëm me oksigjen për spitalet. Nuk arritëm të sigurojmë vaksinat sezonale, por siguruam BMW-jat më luksoze. Nuk arritëm të ndihmojmë qytetarët dhe biznese me asistencë financiare, por siguruam lejen 40 vjeçare dhe miliona euro për një kompani private për të cilën askush nuk dinë asgjë.
*****************************************
Dimri do jetë i gjatë. Kapaciteti i sistemit shëndetësor është në pikën kritike të funksionimit. Spitalet po mbushën shumë shpejt, e virusi po shpërndahet edhe më shpejt. Sikur në kohë lufte, deshëm apo nuk deshëm secili nga nesh ka një detyrë. Mos vizitoni familjar dhe miq, mbani maskat dhe higjienën dhe rini në shtëpi.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...