Shasha: Pjesë e këtij ndryshimi madhështorë janë gratë

13:17 | 15 Shkurt 2021
arbresh.info

Drejtori ekzekutiv në Institutin EPIK, Demush Shasha, derisa ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, e ka vlerësuar si mjaftë të rëndësishme votën e grave.

“Gjitha exit poll konfirmojnë një gjë: prijëse e këtij ndryshimi madhështor janë gratë”, ka shkruar Shasha në Facebook.

Një numër i madh i shoqërisë civile janë angazhuar së fundmi në lidhje me votimin e grave për gratë.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të së dielës, kanë nxjerrur si fituese Lëvizjen Vetëvendosje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme