Demush Shasha nga instituti EPIK ka shprehur qëndrimet e tij në lidhje me Fondin e Sigurisë, dhe çështjes së ngritur nga deputetja Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu.
Shasha ka shkruar se pyetja e ngritur nga Musliu është me vend pasi që Kosova ka nevojë për fonde të ndryshme siç është ai për të rinjtë dhe të sëmurët të cilët kërkojnë shpëtim jashtë vendit.
“VV ka qenë plotësisht në të drejtën e saj për të ngritur pikëpyetje për mënyrën e qeverisjes nga ana e ish-pushteti. Rrjedhimisht, edhe opozita e sotme është në të drejtën e saj të bënë të njëjtën gjë për pushtetin e sotëm. Ganimete Musliu ka ngritur një pyetje që në thelb plotësisht qëndron. Kush me 14 shkurt ka votuar tu pas në mendje Fondin e Sigurisë? Nëse kemi nevojë për fond, kemi nevojë për fond i cili do të mbështes të rinjtë tonë më të talentuar, apo të mbështes të sëmurët të cilin të vetmin shpëtim kanë shërimin jashtë vendit”, ka shkruar Shasha.
Kujtojmë se deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke mbajtur një fjalim para një grupi të diasporës në Gjermani, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po i keqpërdor kosovarët jashtë vendit. Ajo foli për hapjen e fondeve nga Qeveria, specifikisht për fondin për ushtrinë e Kosovës./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...