Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka reaguar pas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës se ndaj tij, ish-ministres së Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha dhe tre personave të tjerë në dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Përmes një postimi në Facebook, Shasha thotë se lajmin për ngritjen e aktakuzës ndaj tij e ka kuptuar nga mediat.
Ai thotë se po akuzohet për një kontratë të cilën ka refuzuar ta nënshkruaj, shkruan arbresh.info.
“Nga mediat mora vesh që më është ngrit aktakuza lidhur me një kontratë të cilën kam REFUZUAR të nënshkruaj dhe kam qenë gati të pranoj edhe koston personale për këtë refuzim. Jam i befasuar nga vendimi i prokurorisë pasi që në cilësi dëshmitari kam dhënë deklaratën në polici. Në cilësi dëshmitari kam dhënë deklaratë edhe në prokurori. Papritmas, javën e kaluar, prokuroria më ka ftuar edhe në cilësi të pandehurit. Gjatë intervistës nuk kam arritur të kuptoj se çfarë e ka shtyrë prokurorinë të më ri-cilësoj mua nga të qenurit dëshmitar në të qenurit i pandehur”, ka shkruar Shasha.
Megjithatë, ai thotë se e ka lehtë, pasi që nuk e ka mizën pas veshi.
Shasha thotë se kritikat e tij për shtetin e kapur janë publikisht të njohura dhe se pasojat e një shteti të kapur sipas tij, janë të rrezikshme./arbresh.info/
Reagimi i tij i plotë:
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...