Analisti politik, Depush Shasha thotë se kryeministri i Kosovës njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duhet të urojë kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama për fitore në zgjedhjet e 25 prillit.
“Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit Rama ka uruar VV-në për fitoren. Kurti duhet të kthej të njëjtën kurtoazi dhe sa me shpejt të uroj të gjitha partitë për zgjedhje të suksesshme dhe në veçanti PS-në për fitoren në zgjedhjet e së dielës”, ka shkruar Shasha në Facebook.
Ndryshe, kryeministri shqiptar dhe kreu i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, gjatë ditës së sotme ka pranuar urime nga krerë të shteteve të rajonit, por jo edhe nga i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...