Demush Shasha nga Instituti EPIK ka bërë të ditur se është bërë publik studimi i fundit ‘Politika e Zgjerimit dhe Ndryshimi Social’.
Shasha ka shkruar gjithashtu se sipas BB 29 vite i duhen vendeve të Ballkanit të arrijnë nivelin mesatar të leximit në BE-së, shkruan arbresh.info.
“29 vite. Kaq mendon Banka Botërore se do ti duhet vendeve të Ballkanit që të arrijnë nivelin mesatar të leximit në BE-së. Friedrich-Ebert-Stiftung ka publikuar studimin e fundit “Politika e Zgjerimit dhe Ndryshimi Social”, ka shkruar ai.
Ai ka shtuar gjithashtu se Kosova ka arsimin më të dobët pavarësisht se shpenzon më së shumti para nga të gjitha vendet e Ballkanit.
“Pjesa ndoshta më e rëndësishme për Kosovën është fakti që Kosova shpenzon në fushën e arsimit më së shumti nga vende të Ballkanit, por ka sistem më të dobët arsimor Me fjalë të tjera, nuk ka të bëjë me mungesën e parasë, por përdorimin e tyre”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...