Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur, sot, Shaqir Totajn kryetar të Degës në Prizren, me unanimitet të plotë në Kuvendin zgjedhor ku ishin të pranishëm 434 delegatë.
Po ashtu, delegatët kanë zgjedhur edhe 71 anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues si dhe 40 delegatë për Konventën Qendrore të PDK-së.
Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, duke i falënderuar të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvendin Zgjedhor, në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, tha se PDK ka strukturë të mirëfilltë organizative.
“Sa jeni ju në sallë sot si delegatë këtu në Prizren, partitë tjera politike nuk kanë anëtarë”, tha Hoxhaj.
Duke folur për procesin zgjedhor në parti, Hoxhaj theksoi se nga këto zgjedhje sot në Prizren, por edhe në 20 degë të cilat i ka pasur PDK-ja në nivel vendi, presin që PDK-ja të jetë edhe më profesionale, edhe më moderne, edhe më demokratike, edhe me më shumë energji e edhe me më shumë vendosmëri.
Hoxhaj tha se vetëm me PDK-në në krye të qeverisjes mund të rikthehet besimi më i madh i partnerëve ndërkombëtarë dhe i qytetarëve në Republikën e Kosovës.
“Në këtë drejtim, neve na duhet që si parti e shpresës, e besimit, e optimizmit, që ta rikthejmë besimin në shtet. Këtë punë mund ta bëjë vetëm PDK-ja, dhe këtë punë mund ta bëjë vetëm Kadri Veseli, kur të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj, raporton lajmi.net.
Ndërsa, Hajredin Kuçi, nënkryetar i PDK-së dhe kryetar i komisionit zgjedhor në parti, tha se Prizreni paraqet krenari dhe identitet për PDK-në dhe kombin shqiptar.
“Kur PDK dega në Prizren i ka fituar zgjedhjet, ne i kemi fituar zgjedhjet në krejt Kosovën, dhe nëse dikush thotë që themeli i zgjedhjeve tona, pista e zgjedhjeve të Partisë Demokratike është në Drenicë, e kulmi po u them që është në Prizren, e neve na duhet një fuqizim i tillë”, tha Kuçi.
Kujtim Gashi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha se masoviteti i mbështetjes për PDK-në jep një mesazh të qartë për të gjithë.
“Ky Kuvend zgjedhor në Prizren, është kuvend i unitetit është kuvend ku të gjithë jemi bashkë me platformën “Dekada e Re” që e ka ideuar kryeministri i ardhshëm, Kadri Veseli. Sot, po ashtu, jemi duke dhënë një mesazh të qartë edhe për partitë tjera politike, për vet neve dhe për kryetarin e PDK-së Kadri Veseli, që ne jemi gati ta rikthejmë qeverisjen të cilën na kanë vjedhur nga duart partitë tjera politike me një koalicion të panatyrshëm dhe me kryetar të pazotin i cili nuk është duke realizuar as edhe një projekt të vetëm për qytetarët e Prizrenit”, tha ministri Gashi.
Samir Hoxha, kryetar i Komision Zgjedhor në Degën e PDK-së në Prizren, ka thënë se në të gjitha nëndegët e partisë, atmosfera dhe pjesëmarrja e delegatëve ka qenë masive, me një përfshirje të 9 mijë 542 anëtarëve në proces zgjedhor në 47 nëndegë të PDK-së në Prizren.
Që nga viti 2007, Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve të kësaj komune.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?