Hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, të mbështetur edhe nga Njësiti për Hetimin e Krimeve Kibernetike, kanë finalizuar një operacion policor, i cili rezultoi me arrestimin e dy personave të dyshuar për disa raste të shantazhit.
Komunikata për media nga Drejtoria Rajonale e Prishtinës tregoi se ky operacion është ndërmarrë nga ana e Policisë, pasi jemi njoftuar se në rrjete sociale (Instagram, Facebook etj.), persona të dyshuar publikonin fotografi, (të cilat i montonin me portretin e viktimave) nëse viktimat nuk ofronin shumën e parave që personat e dyshuar kërkonin.
“Duke i parë si shqetësuese raportimet e tilla, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore dhe një ditë pas raportimit të rasteve (në Podujevë), ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar: H. H, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe E.R., mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thotë Policia.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti shantazh dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Policia njofton se deri tani janë paraqitur disa raste të tilla (shantazh), andaj marrë në konsideratë këtë fakt kërkojmë nga qytetarët, që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin policor më të afërt, që bashkërisht të kontribuojmë në luftimin e kësaj dukurie mjaft shqetësuese.
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...