Është arrestuar një person për shkak të dyshimit se e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare, me të cilën kishte qenë në lidhje.
Kjo ngjarje ka ndodhur në Pejë.
“Pejë, 07.11.2021 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare, me të cilën kishte qenë në lidhje. Sipas viktimës i dyshuari me një mjet të mprehtë , asaj i kishte shkaktuar lëndime në disa pjesë të trupit dhe viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular për të cilin viktima ka deklaruar se është i saj dhe nuk ja kishte kthyer i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë./arbresh.info/
Kurti falënderon SHBA-në për mbështetjen në sektorin energje...
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...