Qalaj numëron sukseset e Policisë së Kosovës në vitin 2019

11:12 | 26 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Policia e Kosovës ka organizuar pritjen e fundvitit, me ç’rast ka ndarë mirënjohje për zyrtarët e dalluar policorë. Në këtë pritje ka marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë  Ramush Haradinaj., raporton arbresh.info.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, ka thënë se viti 2019 ishte viti i Policisë

“Kemi pasur një angazhim shumë të madh me shumë aktivitete policore, shumë angazhime dhe sfida por edhe të arritura. Ky ka qenë viti i policisë së Kosovës, si në parandalimin dhe hetimin e veprave të ndryshme, edhe sa i përket objektivave që i kemi caktuar në fillim dhe po ashtu nga modernizimi i pajisjeve dhe objekteve policore.  E ky është shumë sukses i pjesëtareve tonë.”, ka thënë Qalaj.

Ai më tutje numëroi edhe sukseset e Policisë së Kosovës në vitin 2019

“ Kemi  5 përqind më pak vepra penale në krahasim me bitin e kaluar.  9.3 përqind më pak raste të raportuara. 16.21 përqind më pak vepra penale 36.3 përqind më pak vrasje 13 përqind më pak. lëndime të rënda trupore. 10 përqind më pak lëndime të lehta trupore. 23 përqind më pak vjedhje. 21 përqind më pak vjedhje të rënda. 41 përqind më pak grabitje.”, deklaroi Qalaj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme