Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar si ka ndodhur incidenti mes aktivistit të Nismës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Gjithçka ka ndodhur për një votë”, ka thënë Shala.
Shala tregoi se aktivisti i Vetëvendosjes ka dashur të mos e numëroj votën e Nismës, andak ka reaguar aktivisti i Nismës.
“Aktivisti i Vetëvendosjes ka dashur mos me numëru votën, derisa aktivisti i Nismës ka dashtë mos me prish votën”, ka treguar Shala.
Kjo sepse sipas Shalës, vendimi i KQZ’së thotë se nëse vija e kalon kutinë e vijës, vota përsëri numërohet.
“Është vendim i KQZ’së qe edhe nëse vija e kalon kutinë e numrit, vota të numërohet, andaj edhe aktivisti ynë ka pasur të drejtë”, ka thënë Shala në T7./t7/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...