Google ADS

Shala tregon se kur do ta dorëzojnë mocionin në Kuvend

12:48 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, ka theksuar se mocioni i mosbesimit për Qeverinë e Kosovës, do të dërgohet në Kuvend, në momentin që liderët e partive opozitare e vlerësojnë se është koha e duhur.

Sipas tij, po pritet “momenti politik” për tu dërguar mocioni në Kuvend.

“Nëse demarkacioni nuk vjen gjatë kësaj jave para deputetëve, atëherë mund të ndodhë që mocioni dërgohet. Por, nëse demarkacioni shkon në legjislativin e vendit, atëherë besoj fuqishëm se ai nuk do të kalojë dhe ndoshta nuk do të ketë nevojë për mocion, sepse Qeveria mund të bie”, ka shtuar Shala.

Ndryshe, Nisma për Kosovën para disa javësh e pati iniciuar një mocion mosbesimi për Qeverinë e Kosovës, të cilën e pati përkrahur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme