Google ADS

Shala thotë se Radoiçiq qëndron pas sulmeve të policëve në veri

22:26 | 20 Prill 2022
L G

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, foli për situatën e fundit në veri, ku pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar nga persona të panjohur, për çka tha se për këtë përgjegjësinë më të madhe ka Milan Radoiçiq.

“Kryekrimineli i cili është aktiv në atë pjesë që nga paslufta , Milan Radoiçiq, mund t’i veshet një aktivitet i tillë, sepse përmes këtij don të tregoj fuqinë që e ka ende në pjesën veriore, sepse siç dihet, është në listën e zezë të ShBA-së dhe njëkohësisht është në listën e arrestimeve nga ana e organeve kompetente të Republikës së Kosovës, dhe ky tenton që përmes veprimeve të tilla të tregoj se ende e ka fuqinë e tij në terren, dhe këtë tenton të arrij përmes aksioneve dhe veprimeve të tilla, të cilat kanë quar deri te cenimi i jetës së zyrtarëve policor në atë pjesë”, tha Shala në Rubikon .

Tuje Shala tha se gjuajtja me AK-47 dhe granatë dore lë të nënkuptohet se dikush me përvojë ushtarake e ka bërë këtë

“Këtu kemi të bëjmë edhe me përdorim të armëve ushtarake, kjo po lë të nënkuptohet se makina e policisë, e cila ka qenë në lëvizje 40 deri në 50 kilometra në orë, dhe gjuajtja e granatës së dorës në drejtim të saj lë të nënkuptohet se persona të cilët qëndrojnë mbrapa këtij aksioni janë njerëz të cilët kanë një përvojë të mirë ushtarake apo të sigurisë” u shpreh ai.

Shala tha se qëllimi i Serbisë është që ta ndërkombëtarizoj çështjen e veriut, si diçka të pazgjidhur.

“Le të shpresojmë se pala serbe të mos filloj të bëj ndonjë veprim të pakontrolluar, apo ndonjë befasi, siç është bllokimi i rrugëve 1 dhe 31. Veprimi më ekstrem do kish me qenë tentimi për djegie në pikën 1 dhe 31, dhe kështu Policia e Kosovës do të detyrohej të intervenoj në atë pjesë, por po shpresojmë që kjo nuk do të zgjidhet brenda 24 orëve të ardhshme”, tha Shala.

Të ngjashme