Kandidati për deputet nga koalicioni NISMA/AKR/PD, Haxhi Shala, ka thënë se prioritet do të jetë edhe për ta çështja e listave të veteranëve, por sipas tij nuk do të ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë.
Shala ka thënë se përgjegjës për listat e veteranëve është qeveria që ka qenë në kohën kur janë bërë listat.
“Kur është bërë verifikimi i veteranëve dihet se cili koalicion ka qenë në qeveri. Qeveria ka qenë në mbikëqyrje të gjithë atyre proceseve. Topi tash nuk mund të hidhet diku tjetër”, tha ai në RTV Dukagjini.
Kandidati për deputet nga koalicioni NISMA/AKR/PD ka thënë se ka pasur marrëveshje politike për listat e veteranëve në atë kohë.
“Ka pasur marrëveshje politike sepse në lista është futur edhe një pjesë e njerëzve që kanë vepruar në Shqipëri apo diasporë e që në bazë të ligjit nuk iu takon statusi i veteranëve luftëtarë”.
Shala thotë se edhe ligji ka mangësi pasi edhe në formularin e aplikimit duhet të shkruhen betejat ku ushtari ka marrë pjesë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...