Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit – Blerim Shala, ka thënë se ftesa për t’u bërë pjese e dialogut Kosovë–Serbi, të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Ftesa t’i dërgohet edhe Vetëvendosjes, të jenë pjesë e procesit”, është shprehur Shala në Pressing.
Tutje, ai tha se shteti i Kosovës është krijim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rrjedhimisht nuk mund të ketë marrëveshje të dëmshme në Shtëpinë e Bardhë, në dëm të Kosovës.
“SHBA nuk mund të bëjë marrëveshje në dëm të Kosovës. Nuk mund të ndodhë ndryshe. Ky shtet është krijim i SHBA’ve. Nuk ka mundësi të na bëjnë presion SHBA që të nënshkruajmë një marrëveshje të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Shala.
Shala gjithashtu tha se as i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, nuk ka menduar se gjithçka do të rregullohet me një takim në Shtëpinë e Bardhë.
“As Grenell nuk ka menduar se gjithçka do të arrihet me një takim në Shtepinë e Bardhë, ideja e tij ka qenë që të punohet në rrafshin ekonomik në mënyrë që Kosova dhe Serbia të afrohen në mes veti”, shtoi Shala.
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion