Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e tij se me debate të tilla, si ky i sotmi në Kuvendin e Kosovës, po e vjedh kohën për, siç tha, të mbuluar paaftësinë.
Për përmendjen e pasojave të pushtetit 20 vjeçar, Ferati tha se është i gatshëm që në emër të partisë të organizojë një debat me muaj për të shtjerrë këtë temë njëherë e mirë, njofton Klan Kosova.
“Në emër të PDK-së jam i gatshëm që nga sonte e kurdo që do pozita, që të organizojmë një debat me javë e muaj, por ta mbyllim çështjen e 20 vjetëshit, sepse s’mund ta zhvillojmë vendin me debate të së kaluarës. Vendi nuk shkon përpara me u marrë një qeveri e tërë me 20 vjetët e kaluara. S’mund ta vajtojmë përjetësisht një periudhë që ka shkuar”.
Shala në Edicionin Special ka thënë se në situatën që është vendi do duhej që të kishte një debat të shëndoshë në Kuvend pozitë dhe opozitë.
“Kështu po kërkon opozita, t’i shohim argumentet dhe kundërargumentet. Nuk mund të presim pakufi me debate të tilla, për të vjedhë kohën institucionet e vendit dhe për të mbuluar paaftësinë e tyre në menaxhimin e krizës jo vetëm të asaj energjetike, por edhe për inflacionin dhe pandeminë. Vendi është në një situatë tepër delikate për shkak të këtyre tre faktorëve dhe faktori i katërt është keqmenaxhimi”.
Gjithashtu, Ferati e akuzoi Qeverinë Kurti për mospasje të kulturës së debatit dhe për arrogancë.
“Me këtë logjikë të Qeverisë dhe të kryeministrit Kurti, kriza sa do të rritet dhe situata do të vështirësohet. Krejt kjo barrë sociale, ekonomike dhe financiare po bie mbi taksapaguesit tonë”.
Ndërkohë, akuza hodhi edhe për mosmarrje të hapave parandalues të krizës energjetike.
“Gabimi i parë strategjik për krizën energjetike është bërë kur s’janë rinovuar blloqet për sezonin veror. Këto renovime janë të parapara, por i ka shtyrë për shkak të zgjedhjeve lokale dhunshëm. Politika s’duhet të ndërhyjë në industri”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...