Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, bëri me dije se për problemin e shfaqur për pagesën e energjisë elektrike që qytetarët kanë paguar edhe për veriun e Kosovës, kanë reaguar edhe vite më parë, por kanë hasur në vesh të shurdhër.
“Llogaritet prej 22 deri në 30 për qind shkon në faturë të qytetarëve të Kosovës dhe ne kemi kërkuar që qytetarët të paguajnë vetëm 70% të shumës së faturuar, kurse pjesën tjetër ta paguajnë shpenzuesit serbë”, tha ai sot (e martë), në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Sipas tij nuk ka asnjë vend të botë që shpenzohet energjia dhe të mos paguhet, kurse për të paguajë pjesa tjetër e qytetarëve.
Ai bëri me dije se për këtë ka diskutuar edhe me kryeministrin Haradinaj. “Kryeministri Ramush Haradinaj na ka premtuar që të zgjidhet ky problem”, deklaroi ai.
Shala vlerësoi se kjo është një plaçkitje flagrante. “Llogaritet që shuma e faturave për konsumatorët joserbë është ngarkuar me 25-30% të shpenzimeve të serbëve që nënkupton se nëse shuma e faturës ka qenë 100 E ,25-30 euro janë para për shpenzimet e serbëve hiç këtu edhe faturat e fryra, manipulimi me njehsorë sikur edhe keqpërdorimi i skajshëm i tarifave , gjë që edhe është dëshmuar me fakte”, tha ai.
“Ka një senzibilizim qytetarë për këtë problem, ne do të presim deri sa të krijohet Bordi i ZRrE-së. Është vështirë të u kthehen paratë qytetarëve të Kosovës, por mund të u hiqet në fatura”, deklaroi ai.
Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, vlerësoi se ka një heshtje nga institucionet e Kosovës. “Vetëm presioni qytetarë mund të i detyroj ato që të marrin vendime. Nuk ka logjikë të paguhet shërbim, kur nuk merret ai shërbim”, tha ai.
Shala tha se është duke paguar vetëm 70 për qind të faturës. “Nëse me vjen 100 euro fatura, unë paguaj vetëm 70 euro. Është vendim i Gjykatës dhe e respektoj atë. Unë veproj si qytetar i Kosovës”, tha ai.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...