Doli për t’i qetësuar protestuesit e Krushës së Madhe dhe të Vogël, por kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala veç sa nxitit reagim më të madh tek ta.
Rreth gjysmë ore pasi kishte nisur protesta, Shala vendosi të dalë të përballet me familjarët e të vrarëve në Krushës të Madhe dhe të Vogël gjatë luftës në Kosovë, të cilët po protestonin kundër uljes së dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasiq nga Gjykata e Apelit.
Shala fillimisht ftoi brenda 5 deri në 10 nga protestuesit që të bisedoj dhe t’u sqaroj rreth vendimit të kësaj gjykate.
Mirëpo, me kërkesën e Shalës nuk u pajtuan protestuesit, të cilët kërkuan që ai të dalë jashtë të bisedojë me të gjithë, raporton arbresh.info.
“Nëse jeni të interesuar me bisedu më gjerësisht, urdhëroni ejani një grup prej 5 deri 10 veta Brenda dhe ju jap çdo sqarim që është i nevojshëm. Kaq kam të them. Jam përkrah shqetësimit tuaj, mirëpo për me bisedu për aktgjykim dhe çështje të tjera, urdhëroni ejani të bisedojmë brenda”, u shpreh Shala para protestuesve.
Pas kësaj deklarate të Shalës, protestuesit reaguan duke thënë “Jashtë duhet me dal, jo brenda” , “A e ke ftoftë ti me dal jashtë a”, ishin disa nga pyetjet që protestuesit ia drejtuan kreut të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.
E përgjigjja e Shalës ishte se ai tashmë ka dal jashtë për të dëgjuar shqetësimin e tyre. Mirëpo, protestuesit vazhduan “Nëse doni me bisedu me mu në këtë mënyrë, atëherë unë ju përshëndes”, ishte përgjigja Shalës.
Por kjo nuk përfundoi me kaq.
Protestuesit thanë se duan të gjithë të dëgjojnë atë që ka për të thënë Shala.
Ai, tha se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në rastin e Darko Tasiq do të bëhet publik brenda një ore.
Njëri nga protestuesit iu drejtuar Shalës, duke thënë se ai (Darko Tasiq) është kriminel serb, i cili ia ka vrarë dhe djeg babain.
“Ai është kriminel serb, i cili ma ka vra babën, ma ka djeg babën, e ju ia keni përgjysmua dënimin”, u shpreh i revoltuar njëri nga familjarët e Krushës.
Ajo s’është e vërtetë çka je ka thu ti. Në asnjë provë s’është e vërtetuar se ai është vrasës”, ishte deklarata e kreut të Apelit, Hasan Shala para protestuesve të Krushës së Madhe dhe të Vogël.
Ndryshe, Darko Tasiqi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 23 vjet burgim, mirëpo ky dënim u ul nga gjykata e shkallës së dytë, Gjykata e Apelit në 11 vjet burgim./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...