Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, ka raportuar të martën para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë lidhur me situatën e sigurisë në vend.
Mbledhja e komisionit është mbajtur me dyer të mbyllura, derisa pas raportimit në prononcim për media kryetari i këtij komisioni Haxhi Shala, tha se drejtori ka raportuar për situatën e sigurisë në vend dhe se nga sot nuk ka më alarm për sulme në Kosovë.
Shala tha nuk është biseduar sot për organizatat e dyshuara për sulme, pasi që të gjitha janë nën hetime.
“Drejtori ka raportuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe për tendencat e shumë grupeve për të pasur sulme terroriste në vend, por fatmirësisht ato nuk kanë ndodhur dhe nga sot nuk kemi më alarm ose gjendje gatishmërisë të policisë dhe të AKI-së në Kosovë. Të gjitha ato organizata tashmë janë nën hetime nga prokuroria dhe ne në ato çështje nuk kemi hyrë fare për të biseduar, për shkak të hetimeve, të cilat po vazhdojnë”, theksoi Shala.
Ai tha se institucionet kërcënimet duhet t’i marrin seriozisht dhe se duhet të ketë gatishmëri. Ai, madje, tha se situata ka qenë serioze shkak i festës së Pashkëve.
Se, a kanë qenë figura politike cak i këtyre sulmeve, Shala ka pohuar një gjë të tillë, duke thënë se bëhet fjalë për figura, të cilat janë përmend në media, si presidenti, kryeministri e të tjerët.
“Institucionet e sigurisë të gjitha kërcënimet i marrin si serioze dhe duhet të përgatiten dhe të jenë të gatshme që t’i përgjigjen. Fatmirësisht, nuk ka ndodhur dhe mirë që s’ka ndodhur. Sipas raportimit të drejtorit ka qenë një situatë serioze, por fatmirësisht nuk ka ndodhur edhe për shkak të festive të Pashkëve jo për shkak të Gjykatës Speciale dhe elementeve të tjera. Atyre që emrat iu kanë përmendur për media, ata janë të gjithë ata, duke filluar prej presidentit, kryeministrit, disa liderëve të opozitës e kështu me radhë”, theksoi Shala.
Drejtori i AKI-së Driton Gashi dhe deputetë të tjerë, të cilët janë anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë nuk janë prononcuar për medie.
Ndryshe, kjo ka qenë hera e parë që Driton Gashi ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë.
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...