Deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala ka thënë se partia e tij e mbështetë Ligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri.
“Si Ligj e kemi marrë dje, secili deputet i Parlamentit, e kemi shqyrtuar ndonëse jo në detaje, por ne si Nisma i kemi dhënë mbështetje të fuqishme këtij Ligji, edhepse ëstë vonuar shumë”.
“Gjithçka që shkon në të mirë të vendit pavarësisht kush e merr iniciativën, ne si Nismë i përkrahim andaj edhe i kemi dhënë mbështetje të fuqishme”.
Ai megjithatë është shprehur se formimi i Ushtrisë është vonuar.
“Edhe koalicioni që është formuar para 3 vjetësh, ka qenë i informuar se Lista Serbe nuk do ta votojë asnjëherë këtë Ligj. Jemi vonuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës”.
Shala si i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se pavarësisht reagimeve të ashpra që kanë ardhur nga SHBA-të dhe NATO, ky Ligj duhet të vazhdohet para.
“Presidenti është dashur të konsultohet me institucionet ndërkombëtare ose nga partnerët që e kanë sjellë FSK-në ku është këtu sot”.
“Reagimet e sotme nga SHBA-të dhe NATO kane qenë të ashpra, por kjo punë nuk duhet të kthehet më prapa. Nuk besoj se do të jetë interes i NATO-s ose SHBA-së që të ftohen raportet me Kosovën”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...