Google ADS

Shala: Nuk do të ketë qeveri të pakicës

00:07 | 1 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se nuk do të ketë qeveri të pakicës për shkak se nuk mund të bëhen 61 vota.

“Nuk do të ketë qeveri të pakicave sepse nuk janë 61 vota për t’u formuar qeveria”, është shprehur Shala.

“Ose do të ketë qeveri, ose qeveri të pakicës nuk do të ketë sepse nuk do të votohet”, ka thënë Shala.

E për një koalicion të mundshëm deri të hënën, Shala beson se do të realizohet.

“Unë besoj që do ta gjejnë një gjuhë të përbashkët LDK’ja dhe VV’ja në mënyrë që të hënën ta kemi një qeveri”, është shprehur Shala.

Tutje, ai tregoi pse nuk do ta votojë Nisma qeverinë e Kurtit.

“Nuk do ta votojmë qeverinë e Kurtiti. Ai na ka dhënë arsye që mos ta votojmë, ai nuk është ai që mund t’i çojë proceset përpara”, Shtoi Shala.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme