Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala thotë se aktakuza kundër Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, është aktakuzë kundër themelet e Shtetit të Kosovës.
Sipas tij, veprimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës dy ditë para takimit historik në Amerikë për zgjedhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë, nuk do koment.
“Ky veprim i DHSK dy ditë para takimit historik në Amerikë për zgjedhjen e çështjes Kosovë/Serbi ( ku keta të fundit na malltretuan, na vran dhe çjerzuan nderin tonë ) kjo nuk don koment sepse nga deklarimet ketyre muajve pam një mision të jashtëzakonshem kundër vlerave të UÇK-së nga mbetjet ideologjike të serbis. #UÇKja #Mbrojti #Popullin e saj e jo siç pretendon kjo gjykatë”, ka shkruar Shala në Facebook.
Ai, tregon se si duhet vepruar Kosova dhe Shqipëria në këtë rast.
“Veprimi Politik në Kosovë dhe Shqipëri: Duhet që unanimisht kuvendet e këtyre dy shteteve me 4 korrik të shpallin bashkimin në një shtet që historikisht na u pamundësuar. Të votohet me 110 deputet për shpërbërjen e dhomave të specializuar të speciales sante në ora 00″00. Të kërkohet nga shteti Shqipëri e Bashkuar ( Kosovë dhe Shqiperi ) që Kosova lindore , Republika e Maqedonis Veriore dhe pjesa e shqiptareve në Mal të Zi tē jenë territore të shtetit të ri Shqiperia e Bashkuar”, ka thënë Shala.
Në fund Shala ka thënë se nga sonte, populli të përgatitet për ndryshime qoftë me paqe qoftë me luftë./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...