Shala: Më mirë kanë funksionuar qeveritë me më pak numra

23:46 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë në RTV Dukagjini se më mirë kanë funksionuar qeveritë me më pak numra.

Këto komente Shala  i ka bërë ku është debatuar në temën “Dialogu i brendshëm”.

“Kemi pasur një qeveri me shumë numra, por ajo nuk ka funksionuar dhe erdhi deri te rrëzimi i saj. Shpesh as kuorum nuk kishim në parlament. Besoj se kjo Qeveri do të jetë më e kujdesshme”, tha ai.

Lidhur me mundësinë e mbajtjes së dialogut të brendshëm, kanë dbatuar përfaqësuesit e subjekteve politike: Hajdar Beqa (PDK), Faton Topalli (VV) Armend Zemaj (LDK) dhe Haxhi Shala (Nisma).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme