Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se ai dhe LDK-ja nuk kanë ditur asgjë paraprakisht për ngjarjet e së premtes në Kuvendin e Kosovës lidhur me tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
“Ato që u panë, i pamë së bashku, për pjesën që nuk është parë, as sonte nuk di më shumë”.
As LDK-ja, as unë, me aq komunikim sa kam pasur atë natë dhe ditët pas të premtes, LDK-ja nuk ka pasur asnjë informacion”.
“Mund të them se situatat ishin shumë të panjohura, erdhën papritur, dukeshin dramatike, sidomos kur kemi parasysh që gjithë ajo lidhej me një çështje të rëndësishme, tepër të rëndë dhe të vështirë për Kosovën me të cilën ne po përballemi gjatë 5-6 viteve të fundit”.
Shala ka thënë se LDK-ja e ka kuptuar këtë iniciativë të disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës tek kur kryetari i Kuvendit ka thirrur mbledhjen e Kryesisë.
“E kemi kuptuar pasi ka shpallur kryetari i Kuvendit kryesinë për ta bërë të njohur objektin e takimit të kryesisë”.
“Në sallë ka pasur pëshpëritje për diçka të tillë, por para së të formalizohej, nuk mund të themi që kemi pasur informacion të prerë dhe saktë”.
Ai ka deklaruar se asnjë deputet i LDK-së nuk është pjesë e deputetëve të nënshkruar në iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës.
“LDK-ja as që ka ditur për një gjë të tillë”.
Shala ka thënë tutje në Klan Kosovë se LDK-ja është mbledhur menjëherë pas informimit për këtë nismë në Kuvend dhe ka marrë qëndrim.
“Menjëherë, pas asaj, meqenëse ne kemi qenë pothuajse të gjithë aty, kemi kontaktuar kryetarin e partisë dhe kemi koordinuar veprimet tona, kemi bërë edhe publik qëndrimin e LDK-së dhe grupit parlamentar që ka qenë qëndrim i përbashkët”.
Natën e së premtes, zyra e LDK-së në Kuvendin e Kosovës u bë pikë qëndrim i ambasadorit amerikan, Greg Delawie dhe atij britanik, Ruairi O’Connell.
Por Shala thotë se me ta nuk u bisedua asgjë në veçanti, pasi LDK-ja tashmë kishte marrë qëndrim lidhur me këtë zhvillim.
“Takime kemi pasur disa, por takimi i parë me ta është mbajtur afërsisht 2 orë pas konferencës ku kemi bërë publik qëndrimin tonë”.
“Jo asgjë, se ne kishim bërë qëndrimin publik, pak më specifike ishte që ne kërkuam qetësi, të marrim atë punë me kujdes, dhe të përpiqemi që edhe subjektet politike dhe institucionet të bisedojnë dhe të shohim si mund të zgjidhen”.
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...
Vedat Muriqi shumë pranë largimit nga Mallorca – dy gjigantë...