Zëvendëskryeministri i Kosovës në largim nga radhët e Lidhje Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, në debat me Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka pohuar se LDK është parti e vetme në njërën anë dhe të gjitha partitë tjera qëndrojnë në anën tjetër, jo si të ndryshme, por si variacione të njëra-tjetrës.
“LDK-ja është vetëm në një anë dhe të tjerat në anën tjetër. Dje, kur u votua rrëzimi i qeverisë u pa shumë mirë. Të tjerat janë veç variacione të njëra tjetrës”, pohoi Shala, njofton Klan Kosova.
Ai shtoi se qeveria s’u rrëzua për mungesë veprimi, siç thotë PDK-ja, por ishte një konstruktim politik i të tjerëve kundër LDK-së.
“Është konstruksion politik, s’ka të bëjë me vërejtje për qeverinë e as për punën”.
Sipas Shalës, pas përkrahjes që PDK i dha mocionit për rrëzimin e qeverisë vështirë që LDK bashkëpunon më me ketë parti.
“Me PDK-në do ta kemi të vështirë të kemi partneritet për atë se çfarë bëri ditën e djeshme (kur votoi mocionin). Kjo situatë e ka skicuar këtë raport të ri”.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...