Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, iu ka drejtuat kryeministrit Ramush Haradinaj, duke i thënë se subjekti i Isa Mustafës i jep përkrahjen e plotë atij që çështjen e korrigjimit të kufirit me Malin e Zi ta çoj deri në fund.
“Asnjë milimetër e territorit të Kosovës nuk duhet të mbetet jashtë kufijve të saj. Do të ia kërkojmë kryeministrit këtë për çdo ditë, por nuk besoj që do të pretendojmë territore që nuk janë tonat. I kërkoj Kryeministrit të Kosovës të mbrojë interesin e Kosovës. Të gjitha të dhënat tjera, duhet të përfshihen në komisionin e përbashkët. Vota e LDK nuk është vote që çliroj kryeministrin por që të kodifikojë pozicionin e tij. Karriera e tij politike lidhet me këtë rast”, ka thënë Shala, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se me votimin e demarkacionit po i jepet fund një prej intrigave më të mëdha të historisë së re të shqiptarëve.
“Ne kemi një dokument i cili është tepër i shkurtër, që të jetë aq i çuditshëm. Gjithë përpjekja e LDK-së ka qenë me qëllimin që të japim një shkallë sado të vogël të legjitimitetit këtij dokumenti. Dokumentet që janë bashkuar këtij projektligji kanë efekt politik. Çështja e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi nuk është aspak më specifike se ajo e demarkacionit të ish vendeve të ish Jugosllavisë”.
“ Vërej shumë pak kolegë që e kanë lexuar përfshirë edhe kryeministrin. Ta mbani në tavolinë por edhe ta lexoni. Raporti Bulliqi dhe Raporti i Komisionit Meha janë totalisht të ndryshëm , i pari merret me problemin e i dyti që provon të sjellë argumente. Raporti i parë ka bazë themelore kadastrën. Kadastri që na intereson neve është i viti 1930, që s’është e vërtetë se Kosova dhe Mali i Zi kanë pasur kufij”.
“S’është e vërtet që Kosova ka pasur të njëjtin territor gjithmonë. Pretendimi është që territore të Kosovës kanë mbetur jashtë, që s’i takojnë asnjë komune të Kosovës dhe s’mund të jetë kështu. Kadastri i Kosovës është i plotë dhe i Malit të Zi është i plotë”.
Shala ka thënë se Haradinaj ka marrë detyrë të vështirë – korrigjimin dhe korrektimin e kufirit siç pretendon ai.
“Këut Haradinaj duhet të ketë sukses”.
“Rastin që kemi në dorë, nëse s’i shohim faktet e rrezikojëm atë. I jap mbështetje të plotë kryeministrit dhe qeverisë që këtë çështje ta trajtojë deri në fund”./Klan Kosova/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...