Shala: Koalicioni NISMA-AKR-PD garanton të ardhmen që e kërkojnë qytetarët

22:20 | 6 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Sekretari për marrëdhënie me jashtë i NISMA-s Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se lista e koalicionit NISMA-AKR-PD premton dhe garanton atë që po e kërkojnë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Sipas Shalës, bartësi i listës dhe kandidati për kryeministër i këtij koalicioni, Fatmir Limaj, është kandidati më i kompletuar.

“Ne si NISMA dje e kemi përfunduar listën, dhe është miratuar nga Këshilli Kombëtar, dhe shumë shpejt koalicioni NISMA-AKR-PD do ta dorëzojnë listën në KQZ. Siç është marrëveshja në mes partnerëve, NISMA do t’i ketë 85 kandidat në listë dhe pjesën tjetër AKR dhe PD. Ajo që mund të them unë është se ky koalicion i prirë nga Fatmir Limaj si kandidat për kryeministër do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve. Me këtë listë premtojmë dhe garantojnë të ardhmen që e kërkojnë qytetarët tanë”, ka thënë Shala

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme