Google ADS

Shala i përgjigjet Haradinajt: Respektoj deputetët

12:04 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala i është përgjigjur kritikave të kryeministrit Ramush Haradinaj, duke kërkuar nga ai pjekuri politike.

Shala pas tensionimit të situatës në Kuvend kërkoi nga Haradinaj t’i respektojë si deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se Projektligji të cilin e ka miratuar Qeveria dhe e ka sjellë në Kuvend është në kundërshtim me ligjin për marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Sepse ka dy raporte që kundërshtojnë njëra tjetrën. Është një raport që është pajtuar me Malin e Zi dhe një raport që e thotë se marrëveshja e 26 gushtit është tradhti ndaj vendit”, tha Shala, duke shtuar se Haradinaj duhet t’i prijë gjetjes së zgjidhjes për këtë çështje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme