Me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell, të premten në Uashington pritet që të takohen delegacioni e Kosovës me atë serb në kuadër të dialogut që ka synim njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve.
Në takimin që do të zhvillohet në kryeqendrën amerikane nuk ka marrë pjesë as Partia Demokratike e Kosovës, ndonëse e njëjta kishte ftesë për t`iu bashkuar dialogut.
Ferat Shala, deputet i kësaj partie, se Kosova ka nevojë për një koordinim ndërpartiak dhe ndërinstitucional për bisedimet.
“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë shumë më herët që përgatitjet dhe koordinimi ndërpartiak dhe ndër institucional në Kosovë duhet të bëhet shumë më i mirë në mënyrë që ne të kemi një platformë të qartë në fazën e bisedimeve gjatë tërë procesit në Uashington”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosova në këtë takim ka shkuar pa koordinim të plotë, dhe pa ekspertë.
“Tashmë është publike që Qeveria e Kosovës ka shkuar pa një koordinim të plotë, ka shkuar me vetëm me pjesën e partive që janë në pushtet, e ato me një lloj kushtëzimi që jo të shkojnë ekspert apo specialistë të fushave të caktuara por kanë shkuar me përfaqësim politik, partiak. Pra ky konglomerat i këtij ekipi në negociatat në Uashington, nuk premton dhe nuk presim që do të ketë rezultate dhe të pritura të duhura që do të duhej të ishin për Kosovën”, ka thënë ndër të tjera ai.
“Jam thellë i bindur që edhe opinioni i gjerë e di se Kosova nuk i ka njerëzit e duhur sepse thashë që kanë shkuar me pjesëmarrje partiake. Pra, nuk ka pasur debat se kush dhe si duhet të përfaqësoj, por kanë shkuar ministra, anëtarë të tjerë të Qeverisë, që ndoshta për herë të parë udhëtojnë jashtë vendit, pra ekskluzivisht mund të them që ekipi nuk është i përgatitur për tema të rënda në Uashington”, ka deklaruar ai, duke shtuar se nuk pret njohje reciproke nga ky takim.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...